Pas shumë spekulimesh, lajmesh lidhur me marrëdhënien e Young Zerkës dhe Ronela Hajatit që disa herë raportohet të jetë më mirë se kurrë dhe herë të tjera me ‘ulje-ngritje’, duket se veprimi i këngëtarit në “Shiko kush Luan” tregoi gjithçka.
Në lojën me ‘Paintball’, i vendosur përpara portreteve të personazheve të ndryshëm, ai është pyetur se “cili prej këtyre artistëve mund të ishte shpirti yt binjak”, transmeton Top Channel.
Ndërsa Zerka ‘qëlloi’ pikërisht mbi portretin e Ronelës duke bërë kështu gjestin më të ëmbël karshi këngëtares.
Sipas tij, superartist është Ledri Vula, me të cilin edhe ka bashkëpunuar në të kaluarën në hitin “Nona”.
Ai e ka zgjedhur Samanta Karavellën si artisten që nuk e meriton famën që ka, ndërsa bashkëpunimin më pak të suksesshëm e ka me Kastro Zizon.