Telegrafi

Ronela imiton kolegët (Video)

Ronela Hajati ka qenë mysafire e Ermal Mamaqit në Xing me Ermalin, ku ka rrëfyer ngjarje mjaft interesante nga jeta e saj që përkojnë me formatin e emisionit.

Veç kësaj, gjatë këtij programi televiziv, këngëtarja ka treguar aftësitë e saj edhe në imitim.

Ajo i ka imituar disa kolege të saja duke dëshmuar se është mjaft e aftë për ta bërë këtë gjë.

Lexo po ashtu Ronela Hajati: U zhvesha që policia të më kontrollonin

Aurela Gaçe ishte njëra prej këngëtareve që Ronela vendosi ta imitonte dhe këngëtares së njohur i ka pëlqyer shumë ky imitim.

“Ore kam qeshur me lot. Fantastike Ronela Hajati (nuk kam qenë me nerva moj, po jam një çikë nga Vlora, është thjesht presion)”, ka shkruar Aurela në Instagram.

Ajo i ka publikuar disa video në këtë rrjet social për të treguar momentet kur e imitonte Ronela. /Telegrafi/