Telegrafi

Ronela Hajati zgjedh meshkujt më atraktiv të estradës

Ronela Hajati (Foto: Instagram/ronelahajati)

Është një nga emrat më të komentuar dhe më të dashur për publikun. Ronela Hajati po vazhdon të jetë mjaft aktive si në projekte muzikore e poashtu edhe në intervista të ndryshme.

Në një nga intervistat e fundit të dhënë për IN TV, ajo nuk e kishte problem kur pyet për meshkujt më atraktiv të estradës.

“Ledri, Zerka dhe Noizy”, ka thënë ajo duke e përmendur në këtë mes edhe Young Zerkën, i cili tash e një kohë thuhet se është i dashuri i këngëtares Hajati edhe pse asnjëherë nuk e ka konfirmuar.

Ermal Peçi dhe Ronela Hajati (Foto: IN TV)

Artistja shqiptare është goxha e angazhuar edhe në muzikë, e një projekt i saj pritet të publikohet së shpejti në bashkëpunim me reperin Don Phenom.

I fundit projekt i publikuar nga ajo është “Pa dashni”, e cila shfaqet mjaft e veçantë në këtë videoklip. /Telegrafi/