Telegrafi

Ronela Hajati vjen plot stil, merr gjithë vëmendjen nga Milano

Foto: Ronela Hajati/Instagram

Ronela Hajati është një nga këngëtaret e suksesshme dhe të dashura shqiptare.

Me çdo paraqitje publike që bën këngëtarja, arrin që gjithmonë të marrë vëmendje dhe e njëjta gjë ndodhi edhe kësaj radhe kur njoftoi se i ka filluar pushimet.

Ronela nuk ka zgjedhur një destinacion tropikal, por ka udhëtuar për në Itali, nga ku nuk kanë munguar postimet në rrjetet sociale.

Foto: Ronela Hajati/Insta Story

Edhe sot (e enjte), Ronela ka postuar një imazh në llogarinë e saj në Instagram gjatë vizitës që ka bërë te katedralja “Duomo di Milano”.

Lexo po ashtu Ditë e veçantë për Ronela Hajatin, këngëtarja feston ditëlindjen e 32-të

E veshur me një planë xhinse dhe këmishë të bardhë, Ronela dukej në formë të mirë, atraktive dhe me shumë stil.

Foto: Ronela Hajati/Instagram

“Alo” është projekti i fundit i këngëtares që e solli në bashkëpunim me reperin, Vig Poppa, kënga u lansua në muajin qershor dhe deri tani ka arritur mbi tre milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/

Foto: Ronela Hajati/Insta Story