Ronela Hajati ka vendosur t’ju kthejë përgjigje të gjithë atyre që e kanë sulmuar në lidhje me deklaratën që bëri në emision “live” ku tha se në Shqipëri vështirë gjenden djem me të cilët mund të flasësh për një libër, me pak fjalë i ofendoi duke thënë se nuk janë xhentila.
Kjo deklaratë e Ronelës në “Top Show” ka ngjallur reagime të shumta sidomos nga djemtë të cilët e kanë sulmuar, siç duket e kanë pyetur nëse këngëtarja lexon për vete.
Por Ronelës nuk ia lë njeri mangut dhe përgjigjen ua kthen duke publikuar një video nga bibloteka që ka në shtëpi.
“Meqë u merakosët shumë për librat e mi. Meqë keni shumë merak i kemi mbi tre mijë…”, ka shkruar Ronela në “instastory”. /inTV/Telegrafi/