Telegrafi

Ronela Hajati tërheq vëmendje me pozat ku thekson të pasmet

Ronela Hajati (Foto: IInstagram/ronelahajatiofficial)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, është ndër më të pëlqyerat në estradën shqiptare.

Ajo përmes rrjeteve sociale mban të azhurnuar 657 mijë ndjekësit e saj, të cilët e mbështesin në mënyrë të vazhdueshme

Bukuroshja brune po ashtu njihet për linjat e tonifikuara trupore dhe bukurinë e saj natyrale.

Kështu, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram ajo ka shfaqur këto dy lloj tipare, por më me fokus i ka vënë të pasmet.

Hajati është parë e veshur me një fustan të zi, teksa në pjesën e poshtme mbante një rrjet, çka i zbulonte më shumë nga trupi i saj.

“Nëse më mungon, a do të ishe më me fat”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazhit.

Vlen të përmendet se Ronela është në përgatitje të një projekti të ri, i cili do të lansohet shumë shpejt në platformat digjitale. /Telegrafi/