Ronela Hajati është një prej këngëtareve më të suksesshme dhe më të dashura për publikun.
Dhe përveç projekte muzikore që pëlqen dhe priten mirë nga fansat e saj, ajo iu qëndron atyre afër me postime të shumta në rrjetet sociale.
Këngëtarja këtë kohë ka vendosur që të shijoj pushimet në qytetin amerikan, New York, ku edhe duket se po argëtohet pafund bazuar në postimet që ka bërë nga atje.
Ronela përveç që ka festuar natën e Halloween, sot (1 nëntor) ka sjell poza në të cilat u shfaq plotë elegancë dhe sharm.
E veshur e tëra në të zeza, Ronela kombinoi dukjen me një palë taka të larta ngjyrë rozë, teksa dukej mjaft atraktive.
Kujtojmë që për Halloween, Ronela u shfaq me flokë të gjata me ngjyrë të kuqe dhe një trupore të zezë me gurë, duke vënë kështu në fokus format e saj joshëse të trupit.
Ndryshe, këngëtarja është aktive edhe me projekte muzikore, kënga e fundit nga ajo “Leje” erdhi në muajin tetor që ishte bashkëpunim me artistin e ri, Klement. /Telegrafi/