Ajo është ndër këngëtaret më të njohura në estradën shqiptare, që vazhdimisht përcjell energji pozitive.
Bëhet fjalë për këngëtaren Ronela Hajati, e cila është aktive sa i përket prurjeve të reja muzikore.
Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ajo ka publikuar disa sekuenca nga kënga e saj më e re.
“Bardh e blu” titullohet projekti, e cila vjen si pasojë e 100 vjetorit të ekipit të Tiranës.
Ditë më parë ajo kishte ndarë edhe një video ndërsa shfaqej plot stil në stadiumin e Stërmasit.
Bukuroshja brune ndërkaq ka treguar se kënga do të publikohet ditën e nesërme, që do të jetë në bashkëpunim me DJ Sardi. /Telegrafi/