Ronela Hajati edhe në ditët e sotme vazhdon të jetë ndër më të veçantat në estradën shqiptare.
Bukuroshja brune është mjaft aktive në rrjete sociale, duke mbajtur të azhurnuar fansat përmes imazheve të ndryshme.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, këngëtarja e njohur ka ardhur me një stil më ndryshe.
Ajo ka prezantuar stilin e ri të flokëve, teksa kësaj radhe ka vendosur që t’i bëjë dredha më të shpeshta.
Krejt kësaj dukje ajo i ka shtuar edhe makijazh të rëndë, ndërsa mbante të veshur një bluzë të zezë.
Ndërkaq, Hajati ka paralajmëruar lansimin e projektit të ri, i cili do të jetë i qasshëm në platformat digjitale. /Telegrafi/