Jeta e këngëtares së njohur shqiptare Ronela Hajati ka qenë e stërfolur nëpër media rozë.
Krejt kjo, për shkak të lidhjes së saj me këngëtarin Young Zerka, të cilët ata nuk e kishin bërë asnjëherë publike deri kohët e fundit.
Por, pas kësaj duhet se pati kriza mes çiftit, pasi në një intervistë për emisionin Prive, këngëtarja rrëfyer në mënyrë më të detajshme për ndarjen dhe se si po ndihet.
“Jam beqare edhe shumë mirë, punë vetëm punë për momentin. Është e vetmja gjë që jam e fokusuar dhe më pëlqen, madje nganjëherë mendoj shumë, edhe kur fle mendoj për punë, nganjëherë të lodh por mua më pëlqen”.
“Po ndihem shumë mirë, jam mirë, tash njeriu nuk mjaftohet asnjëherë me asgjë. Edhe kur je shumë shumë mirë dëshiron diçka që nuk e ke”, është shprehur ajo.
Ndonëse mbajtja koncerteve është ndaluar në zona të ndryshme, Ronela ka dhënë edhe detaje të tjera sa i përket projekteve të reja muzikore.
Ajo ka deklaruar se së shpejti do të sjellë njërën prej këngëve më të mira që ka pasur ndonjëherë.