Ronela Hajati kohëve të fundit ka qëndruar në New York, ku përveç pushimeve ajo tha se gjithashtu ka punuar për një projekt të ri.
Por, krahas këtyre angazhimeve, ajo nuk i ka lënë anash rrjetet sociale, duke sjell për fansat në Instagram imazhe të ndryshme.
Këngëtarja e mirënjohur edhe së fundi erdhi joshëse në disa fotografi në të cilat u paraqit me një veshje të thjeshtë, por me stil.
Ronela kishte veshur një këmishë elegante shumëngjyrëshe, të cilën e kombinoi me një palë pantallona të zi, dukja e saj u kompletua me aksesor dhe grim të lehtë.
“Duke i shijuar ditët e fundit këtu përpara se të kthehem te “foleja e gumëzhimave”, ka shkruar Ronela në mbishkrimin e imazhe, sipër të cilave pranoi shumë komente nga ana e fansave.
Ndryshe, Ronela po shijon suksesin e këngës së fundit “Leje” që e solli në bashkëpunim me artistin e ri, Klement. /Telegrafi/