Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, vazhdon të jetë ndër më të kërkuarat në tregun muzikor.
Përpos prurjeve të shumta muzikore që ajo ka, tashmë do të jetë pjesë e një projekti mjaft të madh.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Instagram, ndërsa ka bërë të ditur se do të jetë pjese e këngës së 100 vjetorit të ekipit të Tiranës.
“Mezi po pres ta dëgjoni. Shumë shpejt. Kam nderin dhe kënaqësinë të jem pjesë e këngës së 100 vjetorit të ekipit të Tiranës”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Videoja e publikuar nga artistja është realizuar në Stadiumin e Selman Stërmasi, teksa shihet e veshur me plot stil.
Sidoqoftë, projekti i fundit nga ajo “Genjeshtar je X Pare”, deri më tani ka arritur të grumbullojë mbi katër milionë klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/