Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati po bëhet gati për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision, por ndërkohë mbetet e angazhuar edhe me projekte të tjera.
Ajo është mjaft aktive edhe në rrjetet, e ku sjell imazhe dhe postime të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Por, së fundmi, Ronela ka mahnitur fansat e saj me ndryshimin e madh në dukje, ajo është kthyer në zeshkane, ndërsa ka ndarë foto nga kjo paraqitje.
Këngëtarja nga Shqipëria shihet me flokë të shkurtër me ngjyrë të zezë, teksa k të veshur një fustan të gjatë me printe tigri që ia theksonte këmbët në prerjen anësore.
Këtë pamje joshëse, artistja e përshtati me çizme të gjata deri mbi gjunjë, ndërsa dukej tërë shkëlqim me makijazhin e theksuar dhe aksesor.
“Është nata e zeshkaneve”, ka shkruar Ronela në mbishkrimin e postimit.
Ndërkohë, pak ditë më parë Ronela njoftoi se tashmë ka përfunduar xhirimet e klipit të këngës përfaqësuese në Eurovision “Sekret”. /Telegrafi/