Pasi deklaroi se mund ta lërë muzikën, këngëtarja mori vetën duke u rikthyer.
Përjashtimi nga “Max Production” dhe anulimi i videoklipit të saj “Tiger” bëri që Ronela të pësojë një krizë psikologjike, transmeton Telegrafi.
Megjithëse mori veten duke vendosur të rikthehet, këngëtares i dolën probleme që në fillim me videoklipin e ri.
Veshjet e figurantëve krijuan panik dhe debate pasi u tha se ngjanin me veshjet e luftëtarëve të ISIS-it.
Për “prishje të qetësisë publike” dhe “pengim në qarkullim”, Policia e Tiranës ka nisur procedim penal ndaj këngëtares.
Këngëtarja është shprehur e habitur nga akuzat dhe sipas saj kishte shkuar vetë në polici për t’u sqaruar./Telegrafi/