Site icon Telegrafi

Ronaldos ia kanë lënë ëmbël sllavet, kjo është bullgarja që tash ia ka rrëmbyer zemrën (Foto)

Cristiano Ronaldo ka gjetur një të dashur të re dhe ajo quhet Nikoleta Lozanova.

Superylli i Real Madridit është njoftuar me bukuroshen bullgare në rrjetet sociale dhe pastaj ka nisur lidhjen me të.

Mediat në Bullgari raportojnë se modelja e viziton rregullisht portugezin në Madrid.

Historia e Nikoletas me sportistët është e gjatë. Ajo në të kaluarën ka qenë e martuar me ish-sulmuesin e Juventusit dhe Manchester Cityt, Valeri Bojinov.

Njëherësh thuhet se ajo ka qenë shkaktarja e ndarjes së yjeve të tenisit, Maria Sharapova dhe Grigor Dimitrov.

Ronaldo ka qenë në një lidhje pesëvjeçare me rusen, Irina Shayk, me të cilën u nda në vitin 2015. /Telegrafi/

Exit mobile version