Site icon Telegrafi

“Me Ronaldon kam miqësi vetëm në fushë”

Lionel Messi këmbëngul se ekziston një respekt i ndërsjellë mes tij dhe Cristiano Ronaldos.

Por, sulmuesi argjentinas pohon se lidhja e tyre nuk shkon përtej miqësisë në fushë dhe se nuk ka asgjë të përbashkët me Ronaldon jashtë futbollit.

”Ne jemi profesionistë që mbrojmë ekipet tona. Asgjë më shumë se kaq nuk kemi”.

”Ndonjëherë ndodh që të fitojmë apo humbim. Ka pasur gjithmonë respekt dhe asgjë më shumë mes nesh”, ka thënë Messi për mediat spanjolle.

Kujtojmë se më 13 mars në Nou Camp do të takohen Barcelona dhe Real Madrid në kuadër të xhiros së La Ligas spanjolle. /Telegrafi/

Exit mobile version