Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është emëruar si “sportisti më i mirë evropian i vitit 2017”, i votuar nga një numër i madh i mediave ndërkombëtare të lajmeve.
Ronaldo është zgjedhur sportisti më i mirë evropian për vitin 2017.
Faqja zyrtare e klubit Los Blancos konfirmoi se Ronaldo fitoi çmimin për vitin të dytë me radhë.
Në këtë garë, sulmuesi portugez la mbrapa pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton dh tenistët Roger Federer dhe Rafael Nadal.
🔝🌍👏 Congratulations to @Cristiano, who has been chosen as the Best European Sportsperson for the second year in a row!#RealMadrid | #HalaMadrid 👇https://t.co/WPG6KW6s0e
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) December 28, 2017
Kapiteni portugez ishte i rëndësishëm edhe një herë pasi Reali fitoi La Ligën dhe Ligën e Kampionëve në sezonin e kaluar.
Ronaldo shënoi 42 gola në të dy garat kryesore dhe gjithashtu siguroi 37 asistime për ekipin e tij, ndërsa 53 gola në gjithë vitin.
Çmimi është dhënë nga agjencia polake PAP, me 26 organizata të lajmeve të përfshira në procesin e votimit.
Ylli i Realit grumbulloi plot 159 pikë në këtë garë, ndërsa pas tij erdhën Hamilton me 143 pikë, Federer me 124 pikë dhe Nadal me 113 sosh.
Ndryshe, Ronaldo sot (e enjte) gjatë ditës fitoi edhe çmimin e futbollistit më të mirë të vitit nga Globe Soccer Awards. /Telegrafi/