Telegrafi

Ronaldo vë bast me bashkëlojtarët: Unë do ta fitoj ‘Pichichin’

Starti i Cristiano Ronaldo ka qenë më i dobëti i tij prej se ka zbarkuar në La Liga, por ai është i bindur që mund ta mposht Lionel Messin në garën për ‘Pichichi’.

Ai deri më tani ka shënuar vetëm një gol në la Liga.

Por sipas Jose Ramon de la Morena, Ronaldo beson që mund ta tejkalojë Messin.

Ai këtë e ka zbuluar në emisioni e Radio MARCA, ‘El Transistor’, madje sipas tij Ronaldo ka vërë bast me bashkëlojtarët.

Ronaldo jashtë formës në La Liga (Getty Images)

Basti i Ronaldos është që do ta fitojë në fund të sezonit çmimin si golashënuesi më i mirë në kampionat.

Lexo po ashtu Schusterit i pëlqen fytyra e Ronaldos kur portugezi nuk shënon gol

Momentalisht ai është 11 gola pas argjentinasit dhe arritje e tij duke shumë e vështirë për të mos thënë e pamundur.

Cristiano Ronaldo shumë shpesh i dëshpëruar këtë sezon (Getty Images)

Kjo vjen edhe nga frustrimi i lojtari që nuk po arrin ta gjejë vazhdimësinë në La Liga.

Los Blancos këtë javë luajnë ndaj Atletico Madrid në Wanda Metropolitano, skuadër që Ronaldo u shënon shumë.

Lexo po ashtu Benzema i fikur dhe nuk shënon, Real Madridi 'vajton' sulmuesit e larguar – Nga Higuain te Morata e Mariano, të gjithë kanë shënuar më shumë (Foto)

Një gol nga Ronaldo, do t’i jepte besim portugezit në luftën ndaj Messit, ndërsa në ndeshjen e fundit ai kishte shënuar het-trik ndaj Atleticos. /Telegrafi/