Para ndeshjes me Sportin Lisbonës, Cristiano Ronaldo, ka dhënë një intervistë të gjatë për FranceFootball.
Ylli portugez ka treguar se në ditën e finales së Euro 2016 është zgjuar me tri bionde në shtrat.
“Gjithmonë fle mirë, kur u zgjova ditën e finales së Euro 2016 në krahë kisha tri bionde (qesh). U zgjova duke e ditur se ishte një ndeshje speciale”, ka thënë CR7.
“Kam folur shumë me familjen, kalova disa kohë të qeta. Si kapiten është e rëndësishme relaksimi, duke tentuar vetën që mund të fitonim”, ka shtuar portugezi. /Telegrafi/