Telegrafi

Ronaldo tregon se a e ka uruar Messi për çmimin, por edhe këtë herë portugezi thumbon me përgjigjen

Cristiano Ronaldo ka fituar çmimin ‘Lojtari i Vitit’ nga FIFA, duke lënë pas Lionel Messin dhe Antoine Griezmann.

Në mbrëmjen gala të organizuar nga FIFA nuk ishte pjesëmarrës Messi dhe i pyetur se a është uruar nga ylli i Barçës, CR7 ka thënë:

Lexo po ashtu Zbulohen fjalët që Messi dhe CR7 i shkëmbyen teksa shtyheshin gjatë goditjes nga këndi (Video)

“Po bën shaka? Nuk e kam numrin e tij”, ka thënë Ronaldo gjatë një interviste për radion spanjolle Cadena SER.

“Unë uroj njerëzit kur janë të pranishëm, ai nuk ishte. Është e vështirë të urosh dikë kur nuk është aty”.

“Kur ai fitoi Topin e Artë unë e kam uruar”, ka shtuar portugezi në emisionin El Larguero. /Telegrafi/