Site icon Telegrafi

Ronaldo tregon se cilën skuadër i pëlqen të shikojë më shumë në futbollin botëror, do t’i zemërojë tifozët e ish-klubit të tij

Cristiano Ronaldo ka zbuluar klubin që i pëlqen të shikojë më shumë dhe tifozët e ish-ekipit të tij, Manchester United, mund të mos jenë më të kënaqur.

Ronaldo u largua nga United pas një përplasjeje me trajnerin Erik ten Hag, ku kapiteni portugez dha një intervistë ekskluzive për Piers Morgan e cila sinjalizoi fundin e periudhës së tij të dytë në klubin nga Old Trafford.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë më pas u bë katalizatori për rritjen e jashtëzakonshme të Superligës së Arabisë Saudite duke nënshkruar për Al Nassr në janar të 2023.

Lexo po ashtu Ronaldo nuk heziton kur zgjedh tre skuadrat që mund të fitojnë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Pavarësisht formës së tij të dobët në fund të periudhës së tij të dytë në Angli, Ronaldo ka pushtuar Arabinë Saudite dhe ishte golashënuesi më i mirë në futbollin botëror në vitin 2023 me 54 gola për Al Nassr dhe Portugalinë.

Duke folur në Globe Soccer Awards, Ronaldo u pyet se cili është klubi i tij i preferuar për të parë dhe përgjigja e tij mund të ngrejë disa vetulla.

“Manchester City, urime për sezonin e tyre të mrekullueshëm. Lojtarë, trajner, të shkëlqyer…”, shpjegoi fillimisht Ronaldo në ceremoni.

“Më në fund ata fituan Ligën e Kampionëve, ndoshta e merituan dy vjet më parë. Më pëlqen t’i shoh duke luajtur”, përfundoi portugezi.

Për shkak të lidhjeve të Ronaldos me pjesën e kuqe të Mançesterit, kjo mund të jetë befasi për disa, por është e vështirë të argumentohet se 38-vjeçari e ka gabim me përgjigjen e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version