Para se të bashkohet me ekipin kombëtar portugez për të konkurruar në Kampionatin Botëror, Cristiano Ronaldo i Real Madridit po shijon disa ditë pushimi në Marbella, Spanjë.
Ai ka shijuar motin e ngrohtë mes miqve duke luajtur tenis.
Ronaldo publikoi një fotografi në rrjetet sociale, ku shihej në një fushë tenisi së bashku me mikun e tij, Miguel Paixao.
Futbollisti portugez vuri në pah fizikun e tij të shkëlqyer, me çka tregoi se është gati për Botërorin 2018.
“Fituesit” kishte shkruar CR7 në mbishkrimin e fotografisë, me çka i referohej faktit që ka fituar lojën e tenisit ndaj miqve të tij.
Paixao vetë ngarkoi në llogarinë e tij Instagram një imazh të të gjithë miqve me mesazhin “Ekipi Kaarga”.
Kujtojmë që Cristiano Ronaldo ka qenë mjaft i përfolur javëve të fundit në media, kjo për shkak të thashethemeve që qarkullojnë lidhur me largimin e tij të mundshëm nga Real Madridi.
Ai pati një paraqitje të mirë në sezonin e fundit të Ligës së Kampionëve, ku ka shënuar 15 gola me Los Blanocs. /Telegrafi/