Site icon Telegrafi

Ronaldo tregon dallimin e madh pas transferimit në Arabinë Saudite

Cristiano Ronaldo ka pranuar se i është dashur të përshtatet me vapën dhe kohën e orarit të stërvitjes pas përfundimit të transferimit te Al-Nassr.

Sulmuesi portugez iu bashkua Al-Nassr në dhjetor të vitit 2022 për të shkruar një kapitull të ri në karrierën e tij profesionale.

Megjithatë, 38-vjeçari fillimisht kishte vështirësi të përshtatej me nxehtësinë ekstreme të Arabisë Saudite që shpesh kalon 40 gradë celsius në verë.

Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo mungon në ‘formacionin e sezonit’ në Superligën e Arabisë Saudite

Për të mposhtur vapën, shumica e seancave stërvitore mbahen gjatë mbrëmjes, gjë që është ndryshe nga mënyra se si klubet evropiane i bëjnë oraret e tyre stërvitore.

Ronaldo pranoi se iu desh pak kohë për t’u përshtatur me diferencën, por tani është plotësisht i vendosur në mjedisin e tij të ri.

“Dallimi më i madh që kam gjetur në Arabinë Saudite është padyshim nxehtësia dhe përshtatja e orarit për t’u stërvitur më vonë gjatë ditës kur është më ftohtë”, ka thënë fillimisht Ronaldo.

“Por unë me të vërtetë jam mësuar me këtë tani. Tifozët këtu kanë qenë të jashtëzakonshëm për mua, më kanë mirëpritur, dhe ata që më ndjekin për të vazhduar në këtë rrugëtim të mrekullueshëm”.

“Çdo ligë dhe shtet është ndryshe dhe unë jam shumë krenar që kam përjetuar tre liga të ndryshme në Evropë (dhe fitova tituj në të gjitha)”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/

Exit mobile version