Telegrafi

Ronaldo thyen një tjetër rekord, lë pas Messin dhe Suarezin

Real Madrid është finalisti i dytë i Kupës së Botës për Klube.

Madrilenët fituan me vështirësi kundër skuadrës arabe të Al Jaziras me rezultat 2-1.

Cristiano Ronaldo ishte një ndër realizatorët tek Los Blancos, i cili shënoi gol në të 53 minutë pas një pasimi të Luka Modirc.

Kjo ka bërë që portugezi të arrij edhe një sukses në rrafshin personal sa i përket golave të shënuara.

Momenti kur portugezi shënoi gol

Portugezi ka thyer rekordin sa i përket golave të shënuara në kampionatin botëror për klube.

Ronaldo deri më tani në karrierë ka shënuar gjashtë gola në këtë garë prestigjioze ndërkombëtare.

Lexo po ashtu Ronaldo dhe Bale e dërgojnë Realin në finalen e botërorit për klube (Foto/Video)

Ai kështu ka lënë pas sulmuesit e Barcelonës, Lionel Messin, Luis Suarez dhe atë të Monterreyt, Delgados, ku secili ka shënuar nga pesë gola.

Ndryshe, 32-vjeçari mund të realizoj sërish në këtë garë pasi që të shtunën do të shfaqet në finalen e Real Madridit kundër Gremios. /Telegrafi/