Real Madrid është finalisti i dytë i Kupës së Botës për Klube.
Madrilenët fituan me vështirësi kundër skuadrës arabe të Al Jaziras me rezultat 2-1.
Cristiano Ronaldo ishte një ndër realizatorët tek Los Blancos, i cili shënoi gol në të 53 minutë pas një pasimi të Luka Modirc.
Kjo ka bërë që portugezi të arrij edhe një sukses në rrafshin personal sa i përket golave të shënuara.
Portugezi ka thyer rekordin sa i përket golave të shënuara në kampionatin botëror për klube.
Ronaldo deri më tani në karrierë ka shënuar gjashtë gola në këtë garë prestigjioze ndërkombëtare.
Ai kështu ka lënë pas sulmuesit e Barcelonës, Lionel Messin, Luis Suarez dhe atë të Monterreyt, Delgados, ku secili ka shënuar nga pesë gola.
Ndryshe, 32-vjeçari mund të realizoj sërish në këtë garë pasi që të shtunën do të shfaqet në finalen e Real Madridit kundër Gremios. /Telegrafi/