Telegrafi

Ronaldo thotë se Superliga e Arabisë ka ‘zakone të këqija’ të cilat duhet të ndryshojnë pas largimit të Henderson

Cristiano Ronaldo ka deklaruar se Superliga e Arabisë Saudite duhet të heqë dorë nga zakonet e këqija pas largimit të Jordan Henderson nga Al Ettifaq.

Kampionati saudit ka qenë e mbushur me polemika që kur u bë pjesë e titujve  botërorë me nënshkrimin e Cristiano Ronaldos në 2023 pas Kupës së Botës në Katar.

Kalimi nga Manchester United te Al Nassr ka qenë i frytshëm për kapitenin portugez pasi ai ishte golashënuesi më i mirë i futbollit në vitin 2023 me 54 gola për klubin dhe vendin.

Ronaldo filloi një trend në Arabinë Saudite, me afatin e transferimeve të verës 2023 që ishte rekord për ligën pasi ata fituan disa emra të mëdhenj nga e gjithë Evropa ndërsa përpiqeshin të bëheshin një fuqi globale.

Lexo po ashtu Pesë arsyet pse Superliga e Arabisë Saudite po dështon, ashtu sikurse parashikimi i gabuar i Cristiano Ronaldos

Ronaldo iu bashkua në ligën saudite lojtarë yje si Karim Benzema, Nglolo Kante, Roberto Firmino dhe Neymar Jr.

Megjithë këtë fluks të talentëve, jo gjithçka ka ecur mirë në Arabinë Saudite, me moralin e lojtarëve dhe frekuentimin e vogël të ndeshjeve që vazhdimisht bënë titujt kryesorë për arsye të gabuara.

Një tjetër nga nënshkrimet kryesore të verës, Jordan Henderson, kohët e fundit anuloi kontratën e tij me Al Ettifaq të Steven Gerrard pas vetëm gjashtë muajsh për t’u kthyer në Evropë dhe për të nënshkruar me Ajax.

Henderson nuk është lojtari i vetëm që ndjen keqardhje për transferimin, pasi ish- anësori i Celticut, Jota gjithashtu dukej se do të largohej pas vetëm një muaji, por që atëherë ka mbetur në Al Ittihad për momentin.

Lexo po ashtu “Lojtarët që bashkohen me klubet saudite për të nxitur ndryshimin është një shaka”, Ceferin ‘godet’ Ronaldon dhe të tjerët

Ronaldo ka qenë deri tani zëri më i madh në mbështetje të Superligës Saudite, por nuk është shmangur nga fushat që divizioni duhet të përmirësojë për të shmangur problemet aktuale.

38-vjeçari foli për çështjet aktuale, por theksoi drejtimin pozitiv që liga po shkon gjatë ceremonisë së Globe Soccer Aëards.

“Ka shumë faktorë që vlejnë për të përmirësuar ligën. Siç thashë më parë, ata kanë shumë gjëra për të përmirësuar”, ka thënë fillimisht Ronaldo.

Lexo po ashtu “Superliga e Arabisë do të bëhet një nga më të mirat në botë”, Lukaku ia mbyll syrin klubeve saudite

“Por unë mendoj se me njerëz të fuqishëm pas për të ndihmuar në ndryshimin e kulturës së futbollit, zakoneve të këqija – mendoj se do të arrijmë një pikë ku njerëzit në Arabinë Saudite do të jenë krenarë”.

“Investimi atje është i madh. Pra, pse të mos besoni? Në Arabi Saudite, edhe në Dubai, gjërat ndryshojnë dhe bota ka ndryshuar, kështu që ata meritojnë mundësi”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/