Cristiano Ronaldo është duke i ndihmuar Juventusit në përpjekjet për transferimin e Joao Felixit nga Benfica.
Sipas A Bola, superylli portugez është i interesuar që bashkëkombësi i tij 19 vjeçar të jetë trashëgimtari i tij te Zonja e Vjetër.
Mirëpo, Benfica vazhdon të mos lëshojë pe nën 120 milionë euro për talentin e vet, shumë të cilën aktualisht është i gatshëm ta paguajë vetëm Manchester City.
Nga ana tjetër, Felix e ka bërë të qartë dëshirën e tij për të luajtur në të njëjtën skuadër me CR7, prandaj Juve është favorit për nënshkrimin e tij.
Për më shumë, ai përfaqësohet nga Jorge Mendes, agjenti që e ka klient edhe Ronaldon. /Telegrafi/