Cristiano Ronaldo ka reaguar ndaj spekulimeve të vazhdueshme rreth jetës së tij private.
Futbollisti portugez ka qenë në qendër të thashmeve që nga muaji janar kur u nda nga bukuroshja ruse, Irina Shayk.
Krahas femrave të shumta që janë përmendur si të dashurat e tij, këto ditë u publikua një fotografi ku thuhej se superylli i Real Madridit ishte shoqëruar nga policia për shkak të urinimit në vend publik gjatë një pushimi familjar.
Ronaldo ka publikuar një video, në të cilën falënderon fansat për mbështetjen dhe njëkohësisht u thotë gazetarëve që të mos flasin për gjëra të paqena rreth tij.
“Dua ta shfrytëzoj këtë rast për të thënë se në javët e fundit, mediat janë përpjekur që të thonë gjepura për mua, se kam një të dashur të re, çdo ditë, se e bëj këtë, se e bëj atë. Thjesht, më lini të qetë”.
“Më lini ta bëj punën time si duhet, ashtu si e bëj çdo vit. Mos u përpiqni të ma dëmtoni imazhin, sepse kjo nuk do të ndodhë”, ka thënë mes tjerash 30-vjeçari. /Telegrafi/
Thank you for being there for me. Your support makes me wanna be better everytime. VIDEO http://t.co/GpKNQ2tdQT pic.twitter.com/9OxlHxF63U
— Cristiano Ronaldo (@Cristiano) June 5, 2015