Telegrafi

Ronaldo do të bëhet baba i një vajze?

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është sërish në qendër të vëmendjes, vetëm disa javë pasi u përfol se legjenda e futbollit ka mirëpritur ardhjen në jetë të binjakëve me anë të një nëne “surrogate”.

Sipas një burimi të ri, Ronaldo është në pritje të një vajze me të dashurën e tij, Georgina Rodriguez.

Gazeta lokale pretendon se e dashura e Ronaldos është shtatzënë dhe pritet të lindë në fund të muajit tetor.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Real Madridit

Deri tani ende nuk ka një konfirmim të këtyre thashethemeve që kanë pushtuar median rozë.

Ishin mediat portugeze ato që ditë më parë zbuluan se Ronaldo ka folur me miqt e tij për shtatzëninë e Georginas.

Tash ato kanë zbuluar edhe gjininë e fëmiut, teksa gjithçka ndodhi pasi Georgina u shfaq me barkun e fryrë në pushime me Ronaldon. /Telegrafi/