Site icon Telegrafi

Ronaldo tanimë ka shënuar 750 gola në karrierën e tij me klube dhe kombëtare

Cristiano Ronaldo e shënoi golin e tij të 750-të në karrierë të mërkurën, që ishte edhe goli i tij i 75-të për Juventusin.

Goli që për lojtarin është historik erdhi në ndeshjen që Juve e fitoi në fazës e grupeve të Ligës së Kampionëve përball Dinamo Kievit, kur Ronaldo shënoi për avantazh prej 2-0.

Ky ishte goli i tij 10 këtë sezon për Juventusin dhe i dyti në Ligën e Kampionëve.

 

Ky gjithashtu ishte goli i tij i 75-të në karrierë për Juventusi.

Shifrat e tij

Ronaldo ka gjithsej 102 gola për Portugalinë që kur bëri debutimin e tij në vitin 2003, duke e bërë atë golashënuesin më të mirë të vendit të tij.

Ai gjithashtu qëlloi 118 gola në Manchester United, ndërsa pjesa më e madhe e golave ​​të Ronaldos kanë ardhur me Real Madridin.

Gjatë kohës së tij në Spanjë, Ronaldo shënoi 450 herë, duke i dhënë 127 gola më shumë gola sesa shënuesi i dytë më i mirë i klubit ndonjëherë, Raul.

 

Ronaldo është një nga katër lojtarët aktiv që kanë eklipsuar shifrën e 500 golave, gjë që kanë bërë vetëm Lionel Messi, Zlatan Ibrahimovic dhe Robert Lewandowski.

Ronaldo dhe Messi nga ata aktiv janë të vetmit që kanë mbi 700 gola. /Telegrafi/

Exit mobile version