Cristiano Ronaldo kishte bërë një veprim të pahijshëm në fundjavën që shkoi në fitoren e Juventusit ndaj Milanit.
Ylli portugez nuk ishte pajtuar me vendimin e Maurio Sarrit që të largohej nga fusha në minutën e 55-të.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë e kishte lëshuar vendimin për Paulo Dybalan që shënoi golin e fitore.
Por, 34-vjeçari gjersa po largohej nga fusha, kishte fyer Sarrin me nënë duke i thënë se ai është “bir bushtre”.
Për më shumë, Ronaldo ishte larguar menjëherë nga stadiumi dhe nuk kishte pritur që të përfundonte ndeshja.
Faboi Paraici thuhet se ka kontaktuar me portugezin dhe e ka qetësuar situatën, por që lojtarët e Zonjës së Vjetër thuhet se duan që ai t’u kërkojë të falur. /Telegrafi/