Site icon Telegrafi

Ronaldo shpallet lojtari i vitit në Portugali

Cristiano Ronaldo (Foto: Carlos Rodrigues/Getty Images/Guliver)

Cristiano Ronaldo ka qenë i mahnitshëm në sezonin e parë të tij në Serie A me Juventusin.

Ylli portugez u largua nga Real Maridi në verën e kaluar pas dhjetë sezonesh të kaluar në La Liga, e që i befasoi të gjithë me vendimin e bërë.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë vendosi të kalonte te Zonja e Vjetër, duke arritur të shënonte mbi 20 gola dhe e fitoi çmimin e lojtarit të vitit në Itali qysh në edicionin e parë.

Ronaldo shënoi edhe një sukses tjetër të madh, pasi e fitoi titullin e Serie A-së me Binaconerët, ndërsa është bërë lojtari i parë në histori që fiton tituj të ligës me klube të ndryshme.

Lexo po ashtu Ronaldo i kaloi 92 metra për vetëm dhjetë sekonda në përballjen me Napolin

Ky nuk ishte suksesi i vetëm i 34-vjeçarit, pasi në verë e fitoi Ligën e Kombeve me Portugalinë, duke e mposhtur në finale Holandën, e që u bën kombëtarja e parë që e fiton titullin e garës më të re nga UEFA.

Pas gjithë këtyre çmimeve të fituara, Federata e Futbollit të Portugalisë ka vendosur sot (3 shtator) që t’i ndajë Ronaldos çmimin e lojtarit të vitit. /Telegrafi/

Exit mobile version