Albi Nako ishte banori që u eliminua mbrëmë (e shtunë) nga Big Brother VIP Albania 3.
Në një televotim tjetër po ashtu në atë natë u largua edhe këngëtarja nga Kosova, Arta Kabashi.
Të njëjtit kanë qenë të ftuar së fundmi në ‘Fan Club’, ku kanë diskutuar për lojën e tyre brenda.
Balerini i njohur tha se nuk e priste eliminimin e tij, për këtë bëri që edhe të ironizonte Ronaldo Sharka.
“Nuk e di nëse të kanë treguar të afërmit që eliminimi yt ishte i bëftë dhe për ty janë bërë protesta në Tiranë madje ka pasur edhe ndjekës që të kanë bërë tatuazh. Protesta për shkak të lojës tënde”, iu drejtua Ronaldo.
“Më pëlqen sarkazma jote”, iu kundërpërgjigj menjëherë Nako.
Veç tyre, tre konkurrentë të tjerë janë futur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. /Telegrafi/