Ikona e Manchester United, David Beckham u përpoq të sillte Cristiano Ronaldon në Inter Miami.
Portugezi ka ende një vit të mbetur në kontratën e tij me Man United, dhe është i vendosur të qëndrojë për sezonin e ardhshëm.
Sipas Daily Express, Beckham ka tentuar të përfitojë nga situata e Ronaldos duke i ofruar atij një rrugë shpëtimi.
Megjithatë, pesë herë fituesi i Topit të Artë mund të besojë se mund të luajë ende në nivelin më të lartë në Evropë për të paktën disa vite të tjera.
Ronaldo ishte i lidhur me Chelsean dhe Bayern Munich ditët e fundit, por këto thashetheme u mbyllën shpejt.
Veterani do të shpresojë që cilësia e United të përmirësohet nën drejtimin e trajnerit të ri Erik ten Hag sezonin e ardhshëm, duke synuar të rikthehen në Ligën e Kampionëve dhe gjastë rrugës të fitojnë ndonjë trofe. /Telegrafi/