Telegrafi

Ronaldo: Reali fiton 3-2 ndaj Liverpoolit

Ronaldo Luis Nazario de Lima (Getty Images)

Ronaldo Luis Nazario de Lima apo i njohur vetëm si Ronaldo ka prognozuar se Real Madridi do të fitojë në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve përball Liverpoolit.

Mbretërit do të ndeshen me Reds në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, e cila zhvillohet të shtunën mbrëma në Olimpik Stadium të Kievit.

E gjithë bota janë ndarë në dysh rreth kësaj finale, ku disa anojnë kah Reali dhe disa tjerë kah Liverpoolit.

Megjithatë, Reali është favoriti në finalen e Ligës së Kampionëve, pasi ata duken më të kompletuar për të fituar trofeun për herë të tretë radhazi dhe të katërt në pesë sezonet.

Ronaldo favorizon Real Madridin (Getty Images)

Edhe ish-ylli i Mbretërve, braziliani Ronaldo, beson se klubi i tij i mëparshëm do ta mposht Liverpoolin në një takim të madh.

“Rezultati im është 3-2 për Madridin”, ka thënë fillimisht Ronaldo për El Partidazo de COPE.

“Nëse fitojnë finalen do të jetë një ngjarje e pashembullt në historinë e tyre. Jam shumë optimist”.

“Kishte dyshime gjatë këtij viti, por Real Madridi u bashkua dhe ka arritur diçka historike”, përfundoi legjenda braziliane. /Telegrafi/