Telegrafi

Ronaldo publikon fotografi nga shtrati me gruan dhe fëmijët: Mënyra më e mirë për të nisur ditën

Cristiano Ronaldo (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo, është figura më e ndjekur në rrjetin social Instagram.

Ai është mjaft aktiv në llogarinë e tij, duke ndarë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tij e përditshme.

Cristiano u tregoi fansave se e nisi mëngjesin e së shtunës në mënyrën më të mirë të mundshme, rrethuar nga më të dashurit e tij.

Lexo po ashtu Brenda rezidencës afro tetë milionë euroshe të Ronaldos në Madeira - atje ku futbollisti po qëndron i izoluar me familjen e tij

Portugezi publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqej në shtrat bashkë me gruan dhe fëmij%t e tij, kur sapo ishin zgjuar në mëngjes.

“Mënyra më e mirë për të nisur ditën”, shkroi Ronaldo në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Futbollisti përndryshe është duke kaluar kohë me familjen në rezidencën e tij luksoze në Madeira dhe do të qëndrojë aty deri në përfundimin e pandemisë globale. /Telegrafi/