Futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo, është figura më e ndjekur në rrjetin social Instagram.
Ai është mjaft aktiv në llogarinë e tij, duke ndarë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tij e përditshme.
Cristiano u tregoi fansave se e nisi mëngjesin e së shtunës në mënyrën më të mirë të mundshme, rrethuar nga më të dashurit e tij.
Portugezi publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqej në shtrat bashkë me gruan dhe fëmij%t e tij, kur sapo ishin zgjuar në mëngjes.
“Mënyra më e mirë për të nisur ditën”, shkroi Ronaldo në mbishkrimin e kësaj fotografie.
Futbollisti përndryshe është duke kaluar kohë me familjen në rezidencën e tij luksoze në Madeira dhe do të qëndrojë aty deri në përfundimin e pandemisë globale. /Telegrafi/