Telegrafi

Ronaldo pritet t’i humbë dy ndeshjet e Ligës së Kombeve për shkak të një infeksioni në këmbë

Cristiano Ronaldo pritet të mungojë në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve që Portugalia i zhvillon ndaj Kroacisë dhe Suedisë.

Ylli portugez është i gatshëm që të paraqitet në të dyja ndeshjet, mirëpo që një infektim në këmbë e tij të djathtë mund t’i pamundësojë një gjë të tillë.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Federata e Portugalisë, bëhet e ditur se anëtari i Juventusit po e trajton infeksionin me antibiotikë, mirëpo nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm.

“Një infeksion në këmbën e tij të djathtë, po trajtohet nga stafi mjekësor me antibiotikë”, thuhet në njoftimin e federatës portugeze.

CR7 nuk është stërvitur sot dhe mund të rrezikojë të paraqitet në të dyja ndeshjet, derisa gjendja e tij po shikohet nga dita në ditë.

Kujtojmë se Portugalia është kampion në fuqi i Ligës së Kombeve, pasi qysh në edicionin e parë kishte triumfuar kundër Holandës. /Telegrafi/