Telegrafi

Ronaldo: Paraja nuk është problemi im, ai vjen nga larg

Cristiano Ronaldo (Getty Images)

Cristiano Ronaldo shkaktoi termet rreth të ardhmes së tij duke hedhur shumë dyshime, por tani ka sqaruar se ajo nuk lidhet me çështje financiare.

Shikuesit dhe tifozët u habitën kur ylli i Los Blancos i tha një gazetari në fushë që ai do sqaroi statusin e tij në klub në ditët e ardhshme.

Megjithatë, sipas Ronaldos problemi qëndron diku tjetër dhe jo tek paratë, kështu që në ditët e ardhshme do të sqaroj të ardhmen e tij.

Lexo po ashtu Ronaldo nxit spekulime se do të largohet: Kam kaluar shumë mirë te Real Madridi

“Paraja nuk është problemi. Ai vjen nga larg”, u përgjigj Ronaldo për Marca kur u pyet se cili ishte problemi i tij.

Ronaldo nuk garanton ende për të ardhmen e tij (Getty Images)

“Unë kam fituar pesë Liga të Kampionëve dhe pesë Topa të Artë. Unë kisha bërë tashmë histori, por tani edhe më shumë”.

“Nuk jam i mërzitur sepse e di se çfarë i jap klubit”.

Lexo po ashtu Zbulohet arsyeja pse Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madridi

“Nuk dua ta fshij këtë moment të veçantë, me kolegët e mi që janë kampionë”.

“Nuk mund të garantoj asgjë. Unë nuk jam duke shkuar për tu fshehur, në ditët e ardhshme unë do të flas … Jeta nuk është vetëm për lavdi”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/