Cristiano Ronaldo shkaktoi termet rreth të ardhmes së tij duke hedhur shumë dyshime, por tani ka sqaruar se ajo nuk lidhet me çështje financiare.
Shikuesit dhe tifozët u habitën kur ylli i Los Blancos i tha një gazetari në fushë që ai do sqaroi statusin e tij në klub në ditët e ardhshme.
Megjithatë, sipas Ronaldos problemi qëndron diku tjetër dhe jo tek paratë, kështu që në ditët e ardhshme do të sqaroj të ardhmen e tij.
“Paraja nuk është problemi. Ai vjen nga larg”, u përgjigj Ronaldo për Marca kur u pyet se cili ishte problemi i tij.
“Unë kam fituar pesë Liga të Kampionëve dhe pesë Topa të Artë. Unë kisha bërë tashmë histori, por tani edhe më shumë”.
“Nuk jam i mërzitur sepse e di se çfarë i jap klubit”.
“Nuk dua ta fshij këtë moment të veçantë, me kolegët e mi që janë kampionë”.
“Nuk mund të garantoj asgjë. Unë nuk jam duke shkuar për tu fshehur, në ditët e ardhshme unë do të flas … Jeta nuk është vetëm për lavdi”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/