Site icon Telegrafi

Ronaldo nxjerr ‘blof’ Sarrin, stërvitë rregullisht dhe pa probleme me Portugalinë

Cristiano Ronaldo nuk ka treguar shenja lëndimi që nga momenti kur u bashkua me skuadrën e Portgalisë.

Maurizio Sarri pretendoi se e kishte hequr Ronaldon në secilën nga dy ndeshjet e fundit të Juves për shkak të asaj që ai e përshkroi si një problem të vazhdueshëm të gjurit.

Por sot ai është stërvitur normalisht me lojtarët e tjerë.

Sidoqoftë, shoku i tij i skuadrës, Goncalo Paciencia dhe raportimet nga Portugalia, shkruajnë se lojtari po vazhdon përgatitjet për ndeshjet kualifikuese të Euro 2020 me Lituaninë dhe Luksemburgun dhe nuk ka asnjë problem.

“Unë nuk kam diplomë për mjekësi, por ai më është dukur mirë”.

“Gjëja më e rëndësishme është që ai është këtu sepse ai është më i miri në botë”, ka thënë sulmuesi i Eintracht Frankfurt për A Bola.

34-vjeçari ishte i mërzitur dukshëm kur Sarri e nxori nga loja në ndeshje ndaj Milanit. /Telegrafi/

Exit mobile version