Site icon Telegrafi

Ronaldo nuk shkoi në stërvitje pas humbjes së Juves nga Milani, në vend të kësaj bleu një Ferrari në vlerë prej 1.6 milion euro

(Foto: Scuderia Ferrari/Tuttosport)

Superylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, të hënën nuk u stërvit me pjesën tjetër të skuadrës pas humbjes turpëruese nga Milani në Allianz Stadium, porse me disa prej krerëve të klubit e vizitoi fabrikën e Ferrarit në Maranella.

Gjatë kësaj vizite, ai u kujdes që ta shtojë koleksionin e automjeteve të tij të shtrenjta – njofton La Gazzetta dello Sport.

Presidenti i Juves, Andrea Agnelli dhe shefi ekzekutiv i Exor, John Elkann, e shoqëruan portugezin në vizitën e tij. (Exor është një kompani gjigante që udhëhiqet nga familja Agnelli që ndër tjera kontrollon Juventusin dhe Ferrarin).

(Foto: Twitter/Scuderia Ferrari)

Sipas njoftimit të mediave italiane, Ronaldo në Maranello kishte shkuar me helikopter, ndërsa ishte pritur nga drejtori i Ferrarit, Mattia Binotto. Me këtë rast, CR7 u ka dhuruar fanella të nënshnkruara pilotëve të Formula 1, Charles Leclerc dhe Carlos Sainz, me të cilët edhe ka pozuar.

Calciomercato bën të ditur se me këtë rast, portugezi ka blerë një Ferrari Monza SP2 në vlerë prej 1.6 milion euro. Seria e këtij automjeti është e kufizuar, ndërsa nga një model e posedojnë Zlatan Ibrahimovic, Max Verstappen dhe Gordon Ramsey.

Ferrari Monza SP1 dhe SP2 (Foto: Tuttosport)

Futbollisti i Juventusit ka një koleksion të madh veturash, në mesin e tyre Ferrari F430, Phantom Rolls-Royce, Lamborghini Aventador, Maserati GranCabrio, Bentley Continental GTC e McLaren Senna.

Në ditëlindjen e 35-të mori edhe një dhuratë një Mercedes G nga e dashura e tij, Georgina Rodriguez, derisa në shkurt të këtij viti bleu Bugatti Centodieci. Si një blerës i njohur i modeleve të Bugattit, në të kaluarën ai ka blere edhe modelet Veyron, Chiron e La Voiture Noire. /Telegrafi/

 

(Foto: Tuttosport)
Exit mobile version