Cristiano Ronaldo nuk dukej i entuziazmuar pasi Bernardo Silva fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të turneut për Ligën e Kombeve.
Duke pasur parasysh se ylli i Juventusit shënoi një het-trik në fitoren në gjysmëfinale ndaj Zvicrës, ndoshta nuk është shumë e çuditshme që ai ndjeu se duhej të kishte qenë CR7 lojtari i turneut.
Megjithatë, lojtari i Manchester Cityt, Silva, ishte i rëndësishëm në fitoren përfundimtare ndaj Holandës, por ai ka luajtur mirë në përgjithësi edhe gjatë gjithë sezonit.
Look how happy “the leader” was when Bernardo got announced as the POTT 😂 pic.twitter.com/0Wovx7tZj7
— Gabs 🦋🪐 (@gabsique95) June 9, 2019
Në reagimin e tij në një video që po qarkullon në internet, Ronaldo tund kokën dhe lë të kuptohet se është i qetë dhe se për të nuk ka edhe shumë rëndësi ai çmim.
34-vjeçari ka reputacionin për të qenë një njeri i butë në lidhje me këto gjëra, edhe pse të tjerët vetëm do të thoshin se ai është shumë konkurrues dhe kjo ka ndihmuar ta bëjë atë lojtarin e madh që ai është.
Ronaldo e ka mbyllur këtë sezon me fitimin e titullit të Serie A dhe çmimin e lojtarit të sezonit në Itali, ndërsa tani e ka fituar edhe Ligën e Kombeve. /Telegrafi/