Cristiano Ronaldo pretendon se njerëzit duan që ai të dështojë në Juventus dhe ‘i pëlqen’ teksa dëgjon tifozët e Real Madridit duke i kërkuar atij të kthehet.
Kalimi i Ronaldos te Juventusi Juve verën e kaluar u përshkua nga një dëmtim në marrëdhëniet e tij me Real Madridin, pasi ata nuk arritën ta mbështesin atë me problemet e tij tatimore.
Megjithatë, ylli portugez ka thënë se ndihet mirë që tifozët e Real Madridi e vazhdojnë ta duan, ndërsa shtoi se njerëzit duan që ai të dështoj te Juventusi.
“Të gjithë më trajtuan mirë në Spanjë. Pavarësisht nga problemet e mia tatimore, të cilat unë nuk mund t’i fsheh apo harroj, vazhdoj ta mbaj kokën ti lartë dhe jeta ime është një libër i hapur”, ka thënë fillimisht Ronaldo për El Pais.
“Tifozët në Madrid më duan. Ata e dinë se unë i dhashë shumë Realit dhe kur më takojnë në rrugë, ata më thonë: ‘Kthehuni Cris, kjo do të jetë gjithmonë shtëpia juaj’. Më pëlqen t’i dëgjojë”.
“Kritikët më shohin si një person që kurrë nuk mund të ketë probleme ose shqetësime. Njerëzit mendojnë se nuk mund të keni probleme kur keni para”.
“Si mund të jetë i trishtuar Cristiano nëse i ka të gjithë ato miliona? E di që njerëzit mezi presin që të humbasë një penalti ose të dështoj në një ndeshje vendimtare”.
“Por, kjo është pjesë e jetës dhe unë duhet të mbetem i përgatitur, siç kam qenë për shumë vite”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/