Real Madridi e përfundoi vitin në mënyrën më të mirë të mundshme. Ata fituan në finale të Kupës së Botës me rezultat 4-2 ndaj Kashima Antlers.
Takimi u zhvillua në stadiumin International Stadium Yokohama në Japoni dhe dita e diel në këtë arenë sportive ishte rezervuar për festën e Los Blancos.
Pasi klubi spanjoll ngriti kupën, të gjithë lojtarët një nga një u fotografuan me trofeun dhe normalisht kur i erdhi radha Cristiano Ronaldos, interesimi i medieve ishte më i madh.
Aq i madh sa një kameraman iu afrua shumë afër portugezit teksa pozonte me trofeun dhe kjo i pengoi yllit të Realit, i cili i kërkoi kameramanit të largohet. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=DC7VDUB9hRU