Real Madridi fitoi me rezultat 7-1 ndaj Deportivo la Corunas në La Liga, në këtë takim Cristiano Ronaldo shënoi dy gola.
CR7 në fund të ndeshjes u lëndua dhe u detyrua të lë fushën pak minuta para përfundimit, por emri i portugezit po komentohet në media edhe për diçka tjetër.
Teksa Ronaldo dhe lojtarët tjerë të Los Blancos ishin duke pritur të dilnin në fushën e Santiago Bernabeut, CR7 filloi një bisedë me një tifozë të vogël (lojtar-përcjellës).
Ishte fëmija që e mori guximin t’i flet së pari Ronaldos duke e komplementar: “Për mua je më i miri në botë dhe Messi është…”.
Në këtë moment Cristiano vendosi të ndërhyjë dhe me një zë qesharak, e plotësoi fjalinë duke thënë: “I keq”.
Dhe pas kësaj një tjetër fëmijë tha: “Më i keqi”.
E gjitha kjo në fund prodhoi një moment qesharak dhe ku së bashku me Ronaldon qeshën dhe lojtarët tjerë që ishin afër tij. (Poshtë videos keni bashkëbisedimin e plotë të CR7 me dy fëmijët). /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=gVvSi3s7xyo
Fëmija i parë: “Ronaldo jam tifozi yt numër një”
Fëmija i dytë: “Edhe i imi”
Fëmija i parë: “Për mua je më i miri në botë dhe Messi është…”
Cristiano: “I keq”
Fëmija i dytë: “Më i keqi, më i keqi, më i keqi!”. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=gVvSi3s7xyo