Site icon Telegrafi

Ronaldo: Në finale gjithçka mund të ndodhë

Nikoqiri i “Euro 2016” Franca mund të jetë favoritë në ndeshjen e nesërme finale të kësaj gare, por Cristiano Ronaldo thotë se Portugalia do të shkojë në ‘Stade de France’ me shumë vetëbesim.

31 vjeçari shënoi golin e fitores në përballjen gjysmëfinale kundër Uellsit, dhe tani shpreson ta udhëheqë vendin e tij drejt triumfit të Evropianit.

“Është diçka që gjithmonë kam ëndërruar, do të ishte një arritje shumë e madhe nëse do të mund të fitoja diçka me Portugalinë. Kam kryqëzuar gishtërinjtë sepse unë besoj, shokët e mi besojnë, dhe e gjithë Portugalia beson”, është shprehur Ronaldo, raporton Marca.

Kjo është vetëm finalja e dytë e Portugalisë në një turne të madh, pas asaj të 2004 kur kishin humbur kundër Greqisë.

“Është një kënaqësi unike, sepse të jem në finale është diçka që doja të arrija përsëri. Tani do të kem fat, nëse gjithçka shkon mirë, që të luaj të dielën në finalen e dytë të Portugalisë”, është shprehur ai.

Ronaldo pret një ndeshje të vështirë, por se gjithçka mund të ndodh në finale është shprehur ai, transmeton Koha.net.

“E dimë se do të luajmë ndaj një kundërshtari të fuqishëm, një kombëtare e madhe, por është finale dhe gjithçka mund të ndodhë. Do të jemi të përgatitur, dhe do të jemi të vështirë që të mposhtemi”, është shprehur kapiteni i Portugalisë.

Lexo më shumëDhjetë lojtarët që femrat çmenden pas tyre në Euro 2016 (Foto)

Exit mobile version