Telegrafi

Ronaldo ndihmon Realin për transferimin e De Geas

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo po shtyn për nënshkrimin e portierit të Manchester Unitedit, David de Gea.

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Ronaldo po bën fushatë për De Gean për t’u bashkuar me të në Real Madrid.

De Gea ishte në prag të transferimit në Bernabeu në vitin 2015, por vetëm për një gabim të faksit nuk arriti të përfundoj marrëveshjen.

Por, portieri spanjoll mbetet ende një objektiv madhor për fituesit e dy herë radhazi Ligës së Kampionëve.

Ronaldo dëshiron të ndihmojë agjentin Jorge Mendes të sjellë portierin e Djajve të Kuq në kryeqytetin spanjoll.

Ardhja e De Geas ka të ngjarë të shënojë fundin për Keylor Navas, i cili ka mbrojtur me sukses portën e Mbretërve. /Telegrafi/