Cristiano Ronaldo ka pranuar çmimin prestigjioz nga e përditshmja spanjolle ‘Marca Legend’ për karrierën e suksesshme si futbollit.
Drejtori i gazetës spanjolle, Juan Ignacio Gallardo, i dhuroi çmimin pesë herë fituesit të Topit të Artë, derisa në atë ceremoni ishte edhe presidenti i Real Madridit, Florentino Perez.
Ylli 34-vjeçar ka thënë se ai ndihet i nderuar për çmimin e pranuar nga Marca, ndërsa ka treguar haptas se i mungon qyteti i Madridit.
“Pjesa më e madhe e këtij çmimi rrjedh nga ajo që bëra në Real Madrid. Është një trofe spanjoll dhe më bën shumë të nderuar. Falënderoj të gjithë ata që më kanë ndihmuar të arrij këto suksese. Është një krenari për mua.”, ka thënë Ronaldo pas pranimit të çmimit.
“A të mungon Manchesteri apo Madridi. Më mungojnë të dyja, por më shumë nga ngjarjet e mia gjatë jetës, Madridi; fëmijët e mi lindën [këtu] dhe [takova] të dashurën time, kështu që më mungon Madridi më shumë,” u përgjigj më tej portugezi që në verën i befasoi të gjithë me kalimin te Juventusi. /Telegrafi/
✨ @Cristiano: ''Mucho de este premio deriva de lo que hice en el @realmadrid. Es un trofeo español y me deja muy honrado. Agradecer a todos los que me han ayudado a lograrlo. Es un orgullo para mí.''#HalaMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) July 29, 2019