Telegrafi

Ronaldo mund të humbasë një ndeshje të rëndësishme me Real Madridin

Portugalia është shpallur kampion i Evropës në futboll.

Portugezët triumfuan në finale kundër Francës me rezultat 1:0.

Por, portugezët nuk e kishin ndihmën e Cristiano Ronaldos, i cili u largua shkaku i një lëndimi në këmbë në minutën e 25-të takimit, transmeton Telegrafi.

Lexo më shumëRonaldo shpërthen në lot në momentin e golit (Foto/Video)

Sipas ekzamininimeve të para, Ronaldo ka lënduar ligamentet dhe sipas Marcas, portugezi ka mundësi që të humbas takimin për Super Kupën e Evropës, kur Real Madridi do të takohet me Sevillan.

Vlen të theksohet se ky ballafaqim do te zhvillohet më 9 gusht në stadiumin Lerkendal Stadion – Trondheim të Norvegjisë. /Telegrafi/